'Nervozohet' Gresa: Shpend Ahmetit duart iu thafshin që e ka shëmtu Prishtinën

  • A.P /
  • 09 August 2025 - 09:17
'Nervozohet' Gresa: Shpend Ahmetit duart iu thafshin që e ka shëmtu Prishtinën

Këngëtarja e njohur Gresa Behluli ka reaguar ashpër ndaj gjendjes urbane në kryeqytet, duke shprehur pakënaqësinë e saj për ndërtimet e shumta që, sipas saj, kanë shëmtuar pamjen e Prishtinës, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

Përmes një postimi në Instagram, Behluli ka publikuar një fotografi të një ndërtese në qytet, duke e shoqëruar me një mbishkrim kritik ndaj ish-kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ajo e ka akuzuar atë për dhënien e lejeve ndërtimore që, sipas saj, kanë dëmtuar rëndë estetikën e kryeqytetit.

 “Kush i ka dhënë këto leje, duart iu thafshin… Shpendi garant. Me shëmtu Prishtinën”, ka shkruar Behluli .

Image

(Kosova Sot Online)