Yll Limani del në mbrojtje të Gjestit pas padrejtësive që po ju bëhen

  • A.P /
  • 16 August 2025 - 11:00
Yll Limani del në mbrojtje të Gjestit pas  padrejtësive që po ju bëhen

Pasi Gjesti tregoi se këtë sezon është i detyruar t'i ndalë të gjitha projektet për shkak të konflikteve dhe padrejtësive që i janë bërë nga distributori paraprak, Yll Limani, përmes postimeve në Instastory, ka shprehur mbështetje ndaj artisti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Fillimisht, Ylli publikoi një foto me sfond të kuq, me hashtag-un #MeGjestin, duke i bërë tag këngëtarit.

Më tej, u shpreh: “Çdo artist meriton të krijojë i lirë dhe të jetë Zot i veprës së vet”.

Gjesti njoftoi publikun në rrjetet sociale të tij se është shkëputur për pak nga muzika, për shkak se po përballet me konflikte me distributorin e mëparshëm.

Image

(Kosova Sot Online)