Adelina del në mbrojtje të Donikës: Kush do ta besonte që do të arrijnë në pikën ku do ta fyejnë Jusuf Gërvallën?

  • A.P /
  • 22 August 2025 - 10:00
Adelina del në mbrojtje të Donikës: Kush do ta besonte që do të arrijnë në pikën ku do ta fyejnë Jusuf Gërvallën?

Pas dështimit të votimit për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla është bërë objekt kritikash të ashpra në rrjetet sociale, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Pjesë e kritikave kanë qenë zëra të ndryshëm që kanë vënë në dyshim aftësinë dhe të drejtën e saj për të mbajtur një pozitë të tillë.

 

Në mes të kësaj vale reagimesh negative, në mbështetje të saj ka dalë artistja e njohur Adelina Ismaili.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në rrjetet sociale, Ismaili ka reaguar ashpër ndaj gjuhës së përdorur ndaj Gërvallës, duke e konsideruar atë jo vetëm të padrejtë, por edhe fyese ndaj trashëgimisë së familjes Gërvalla.

"Kush do ta besonte që do të arrijnë në pikën ku do ta fyejnë Jusuf Gërvallën? ka shkruar artistja, duke shtuar më tej: "Definitivisht duan t’i përmbysin vlerat."

Image

(Kosova Sot Online)