Van Damme del me mesazh: Kam humbur një mik të madh

  • A.P /
  • 23 August 2025 - 09:17
Van Damme del me mesazh: Kam humbur një mik të madh

Aktori i njohur në gjithë botën Jean Claude Van Damme i ka shprehur ngushëllime familjes së 61-vjeçarit shqiptar, Ndue Mylyshit, i cili ishte viktimë e një atentati në Belgjikë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Përmes një video, Van Damme, i referohet 61-vjeçarit shqiptar i cili njihet dhe me emrin “Noel”, si miku i tij. Ai thotë se duke mos hyrë në detaje lidhur me vrasjen, i shpreh ngushëllime familjes dhe miqve të tij.

 

“Sapo kam humbur një mik të madh, Noel Mylyshi, nga Shqipëria. Do të doja të shprehja ngushëllimet e mia familjes së tij”, shprehet Van Damme ndër të tjera.

Ndue Mylyshi i njohur ndryshe si Noel, është vrarë në lagjen Itterbeek në Anderlecht, Belgjikë. Shqiptari pronar i kafenesë së njohur lokale “Maison Haute”, është qëlluar për vdekje nga qiramarrësi i tij rreth orës 20:30. Ka dyshime se vrasja ka ardhur pas një konflikti personal mes shqiptarit dhe qiramarrësit të tij pasi policia ka përjashtuar pistën e trafikut të drogës.

Image

(Kosova Sot Online)