Këngëtari i njohur del nga spitali psikiatrik me këtë reagim

  • A.P /
  • 28 August 2025 - 12:25
Këngëtari i njohur del nga spitali psikiatrik me këtë reagim

Këngëtari i njohur grek Giorgos Mazonakis duket se po rikthehet në jetën e përditshme, pas disa ditësh të vështira dhe qëndrimit të detyruar në spitalin psikiatrik “Dromokaiteio” në Athinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas mediave greke aludohet se mbyllja e tij në klinikë psikiatrike është bërë me ‘marifete’ nga motra dhe babai i tij, teksa motra ka qenë më herët dhe menaxhere e karrierës së tij, por mes tyre ka pasur konflikte për çështje të ardhurash dhe pasurie. Vetë këngëtari e konfirmoi atë që thuhet në media, teksa publikoi të martë një video në rrjetet sociale ku shfaqet mbi një varkë në det, duke thënë: “Pas furtunës, vjen qetësia.”

 

Ndërsa më 22 gusht, ditën kur mori zyrtarisht lejen e daljes nga spitali, publikoi një tjetër video ku tregonte pamje nga dhoma ku qëndroi, krevati, rrobat e tij dhe një mesazh të shkruar në dollap që lexonte: “Isha këtu bashkë me të keqen, por e mira fitoi.”

Avokati i këngëtarit ka treguar se prej më shumë se dy vitesh ai nuk ka më kontakt me familjarët dhe se ndodhen në gjyq për çështje pronësie.

“Jorgo është shumë mirë, është i trishtuar për mënyrë e tmerrshme të mbylljes në klinikë nga pjesëtarët e familjes, por është plotësisht i shëndetshëm. Në dy vitet e fundit Jorgo nuk ka asnjë kontakt me familjarët sepse janë në një gjyq për pasurinë, ne ishim bërë gati që në shtator të bënim disa denoncime për abuzime të rënda që ka bërë motra e tij, dhe tani ndodhi ajo që ndodhi. Kushdo mund të shkojë në prokurori dhe të kërkojë që një pjesëtarë i familjes së tij të shtrohet në klinikë me pretendime se nuk është i shëndetshëm mendërisht, kjo pastaj ndodh me ose pa kontroll. Kini para sysh që ai u mor në një ditë feste kur institucionet ishin pushim. Para një muaj familjarët e tij kanë shkuar në shtëpinë e tij dhe kanë kërkuar që të flasin, por ai nuk i ka pranuar dhe u ka kërkuar që të largohen, ndërkohë para 4 muajsh ka ndodhur një takim me motrën e tij në praninë time, ku kemi tentuar të gjejmë zgjidhje për problemet që jemi në gjyq, por nuk e kemi arritur dhe do vazhdonim seancat gjyqësore”-tha ai.

Ndërkohë ende nuk ka pasur reagime nga familjarët e këngëtarit.

(Kosova Sot Online)