Këngëtarja e njohur në pritje të fëmijës së katërt

  • A.P /
  • 17 September 2025 - 15:20
Këngëtarja e njohur në pritje të fëmijës së katërt

Reperja e njohur Cardi B ka zbuluar lajmin e madh se është në pritje të fëmijës së saj të katërt, dhe për herë të parë me partnerin e saj, futbollistin e NFL, Stefon Diggs. Lajmin e konfirmoi gjatë një interviste në “CBS Mornings” më 17 shtator, ku shprehu emocionet për këtë fazë të re të jetës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

 

 

“Jam duke sjellë në jetë një fëmijë me të dashurin tim Stefon Diggs,” – u shpreh Cardi, duke shtuar se është në muajt e fundit të shtatzënisë dhe pritet të lindë përpara turit të saj të ri, Little Miss Drama, që nis në shkurt. Ndërkohë, ajo është në prag të publikimit të albumit të ri Am I The Drama, më 19 shtator.

Ylli i hitit “Up”, 32 vjeçe, theksoi se ndihet e lumtur dhe në harmoni, duke shtuar se ajo dhe Stefon e mbështesin fuqishëm njëri-tjetrin. “Ai më bën të ndihem e sigurt dhe e fuqishme, sikur mund të pushtoj botën,” tha ajo e emocionuar.

Ky lajm vjen disa muaj pas përfundimit të marrëdhënies së gjatë me reperin Offset, me të cilin Cardi ka tre fëmijë: Kulture (7), Wave (4) dhe Blossom (1). Divorci i çiftit është ende në proces, por Cardi tashmë ka nisur një kapitull të ri në jetë.

Marrëdhënia me Stefon Diggs u bë publike në maj 2025, kur çifti u shfaq në një ndeshje basketbolli të New York Knicks. Që atëherë, ata kanë ndarë momente të shumta romantike, përfshirë një ditë Shën Valentini në Miami dhe surpriza të shtrenjta, si ora luksoze Patek Philippe prej 73 mijë dollarësh që futbollisti i dhuroi artistes këtë verë.

Image


(Kosova Sot Online)