Enver Petrovci: Kam kuptuar që kur dikush vdes atëherë vlerësohet vërtetë kush ka qenë ai njeri

  • A.P /
  • 23 September 2025 - 09:01
Enver Petrovci: Kam kuptuar që kur dikush vdes atëherë vlerësohet vërtetë kush ka qenë ai njeri

Dje në moshën 71 vjeçare vdiq aktori i njohur, Enver Petrovci, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Ndërkohë në një intervistë vite më parë profesor Enver Petrovci ndër të tjera kishte deklaruar Kur dikush vdes atëherë vlerësohet vërtetë kush ka qenë ai njeri…

 

“… Unë e kam fshehur gjithmonë mendimin tim, sepse kam menduar që vetë jeta dhe mënyra se si jetoj do të vijë një ditë në shprehje, atë se çfarë unë mendoj që nuk ka ardhur kurrë në shprehje që të dinë njerëzit.

Kam kuptuar që tek populli shqiptar, kur dikush vdes atëherë vlerësohet vërtetë kush ka qenë ai njeri. Unë shpresoj që pasi të vdes do t’a vlerësojnë saktësisht se kush kam qenë unë…”, kishte deklaruar aktori Enver Petrovci.

(Kosova Sot Online)