
Lexoni edhe:
Cardi B shfaqet e mbështjellë me flamurin kuqezi
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë ndaj reperit Betim Januzi, i njohur me emrin artistik Buta, për dyshimet në lidhje me shitblerjen e narkotikëve dhe mbajtjen e armëve pa leje.
Reperi është ndaluar më 11 shtator dhe që atëherë ndodhet nën masën e paraburgimit, e cila sipas Kryeprokurorit Burim Çerkini, ka qenë në fuqi për më shumë se një javë.
Cardi B shfaqet e mbështjellë me flamurin kuqeziLexoni edhe:
Në përgjigjen zyrtare për medie, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka sqaruar se më 12 shtator ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Ferizajt caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh, duke u bazuar në dyshimet e arsyeshme për veprat penale të blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve dhe mbajtjes pa leje të armëve.
“Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari B.J. është ndaluar për 48 orë më 11 shtator për shkak të dyshimit për veprat penale të përmendura,” thuhet në njoftimin zyrtar.
Hetimet për rastin vazhdojnë ndërkohë që Buta mbetet në paraburgim, në pritje të zhvillimit të mëtejshëm të procedurave ligjore.
(Kosova Sot Online)