Qindra qytetarë morën pjesë në ceremoninë e varrimit të vëllait të GJESTIT

  • A.P /
  • 27 September 2025 - 18:05
Qindra qytetarë morën pjesë në ceremoninë e varrimit të vëllait të GJESTIT

Në një atmosferë të rënduar emocionale dhe me dhimbje të thellë, sot në fshatin Pavlan të Pejës u zhvillua ceremonia mortore e të ndjerit Eldion Kelmendi, vëllai i artistit të njohur Gjesti, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

Qindra qytetarë, familjarë, miq, të afërm dhe figura publike morën pjesë në varrim për të dhënë lamtumirën e fundit dhe për të shprehur ngushëllimet e tyre për familjen Kelmendi në këtë moment të vështirë.

Në rrjete sociale dhe media, mesazhet e ngushëllimit për Gjestin dhe familjen Kelmendi nuk kanë munguar.

Artistë, figura publike dhe qytetarë të shumtë kanë shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e tyre.

Familja Kelmendi ka falënderuar të gjithë ata që kanë ndarë dhimbjen me ta dhe që morën pjesë në ceremoninë e varrimit.

(Kosova Sot Online)