
Lexoni edhe:
Ky detaj i babait të Gjestit në ceremoninë mortore thyen zemrat e publikut
Padyshim varrimi i Eldion Kelmendit, vëllait të Gjestit, ka mbledhur jo vetëm familjarë dhe qytetarë nga Peja, por edhe shumë miq e kolegë të tij nga formatet e njohura Big Brother VIP, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Nga edicioni i katërt i Big Brother VIP Albania, ku Gjesti doli fitues, në ceremoninë mortore morën pjesë disa prej ish-banorëve që ndanë rrugëtimin me të në shtëpinë më të famshme.
Ky detaj i babait të Gjestit në ceremoninë mortore thyen zemrat e publikut Lexoni edhe:
Midis tyre u panë Egli Tako, Danja Koka, Valbona Mhilli, Loredana Brati, Krisa Caushaj dhe Rizarta Hoxha, të cilat u shfaqën të mërzitura nga tragjedia dhe qëndruan pranë Gjestit dhe familjes së tij në këtë ditë të rëndë.
Gjesti, përveç eksperiencës në Shqipëri, ka krijuar miqësi edhe gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Kosova.
Në varrim, mes të pranishmëve ishin edhe ish-banorët, Drilon Rama, Xheneta, Diana Tahiri, Burim Vatovci dhe Xuxi, të cilët i shprehën ngushëllimet e tyre të sinqerta.
(Kosova Sot Online)