
Lexoni edhe:
Ja cilët banorë të Big Brother Vip ishin pranë Gjestit gjatë varrimit të vëllait të tij
Një nga zërat më të veçantë të muzikës lirike shqiptare është shuar. Sopranoja e njohur Luiza Papa Çako është ndarë nga jeta, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar artistike që do të mbetet gjatë në kujtesën e artdashësve, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ja cilët banorë të Big Brother Vip ishin pranë Gjestit gjatë varrimit të vëllait të tijLexoni edhe:
Luiza Çako ishte një nga figurat më të spikatura të skenës operistike në Shqipëri. Me interpretimet e saj të ndjera dhe teknikën vokale të përsosur, ajo la gjurmë në historinë e muzikës klasike shqiptare. Karriera e saj përfshiu role të shumta në vepra të njohura lirike, duke u duartrokitur si brenda vendit, ashtu edhe jashtë tij.
Sopranoja e ndjerë ishte bashkëshortja e tenorit të madh Gaqo Çako dhe nëna e kantautorit të njohur Pirro Çako, duke qenë pjesë e një familjeje me një traditë të jashtëzakonshme muzikore, që ka dhënë shumë për artin shqiptar.
(Kosova Sot Online)