Revoltohet Kristi: Nuk më pëlqen muzika që bën Luiz Ejlli

  • A.P /
  • 30 September 2025 - 12:15
Revoltohet Kristi: Nuk më pëlqen muzika që bën Luiz Ejlli

Kristi Aliaj foli për muzikën e fituesit të “Big Brother VIP Albania” Luiz Ejllit, duke theksuar se nuk është aspak i tërhequr nga drejtimi që ai ka zgjedhur të ndjekë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Mua nuk më pëlqejnë zhanret që bën Luizi. Në një ambient tjetër folëm të njëjtën gjë. Më vjen keq sepse ka gjithë atë hapësirë".

 

 

Deklarata e tij u pa nga shumë si një vazhdim i rivalitetit të dikurshëm mes tyre, që nisi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”.

Pavarësisht këtij kriticizmi, Kristi u tregua i kujdesshëm të theksonte se çdo artist ka stilin e vet dhe është i lirë të ndjekë rrugën muzikore që dëshiron.

“Secili ka stilin e vet, ka të drejtë të bëjë atë që ndjen. Unë thjesht nuk jam dakord me zhanret që ai zgjedh”, – shtoi ish-banori i ‘BBVA’.

Kujtojmë se në atë edicion të dytë të “Big Brother VIP Albania”, këngëtari Luiz Ejlli, arriti të fitonte jo vetëm zemrat e publikut, por edhe çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Ai vijoi karrierën në muzikë, ndërsa Kristi ka qenë më i stepur nga televizioni.

Image

(Kosova Sot Online)