
Lexoni edhe:
Adelina Ismaili: Tash është epoka e Albin Kurtit në Kosovë por besoj se po rritet kudo ku ka shqiptarë
Betim Jonuzi, reperi nga Ferizaj, i njohur më gjerësisht si Buta, është paraqitur sot në Gjykatën Themelore të qytetit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ai akuzohet për shitblerje narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje.
Buta kërkoi lirimin, duke përmendur se ai kujdeset për anëtarët e tjerë të familjes dhe se ata, pa ndihmën e tij, nuk mund t’ia dalin.
“Edhe deshta me shtu veç një, një… që gjykata ta ketë parasysh. Unë jam i vetmi mashkull në familje dhe përkujdesëm për nënën 63-vjeçare, vajzën 1 vjeçare si dhe gruan, të cilat pa mua nuk munden t’i plotësojnë nevojat bazike. Desha që kjo të jetë e qartë dhe t’i keni parasysh këto rrethana”, dëgjohet duke thënë reperi në gjykatë në një video të publikuar.
Ai u arrestua më 11 shtator dhe të nesërmen iu vendos masa e paraburgimit prej një muaji.
(Kosova Sot Online)