Parashqevi Simaku paralajmëron padi

  • A.P /
  • 03 October 2025 - 08:15
Parashqevi Simaku paralajmëron padi

Pas deklaratave të bujshme të ish-banores së “Big Brother VIP Kosova”, Shqipe Hysenaj, e cila e akuzoi publikisht këngëtaren Parashqevi Simaku për sjellje të pahijshme gjatë qëndrimit të saj në Shtetet e Bashkuara, situata ka marrë përmasa mediatike, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

 

 

Deklaratat e Hysenajt janë cilësuar nga shumë persona si denigruese dhe kanë shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale. Ndër të tjerët, i përfshirë në debatin publik është edhe biznesmeni dhe ish-banor i “Big Brother VIP”, Elton Ilirjani, i cili nuk ka ngurruar të paralajmërojë për marrjen e masave ligjore dhe ngritjen e një padie ndaj Hysenajt.

Nga ana e saj, Parashqevi Simaku ka reaguar me qetësi, duke theksuar se nuk do të lejojë që emri i saj të përlyhet nga akuza të pabazuara. Në një prononcim për mediat, ajo theksoi rëndësinë e respektit dhe profesionalizmit, duke paralajmëruar se do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore për të mbrojtur integritetin e saj.

Image


(Kosova Sot Online)