Meghan Markle tregoi mungesë respekti ndaj Princeshë Diana-s

  • A.P /
  • 06 October 2025 - 11:15
Meghan Markle tregoi mungesë respekti ndaj Princeshë Diana-s

Meghan Markle në qendër të kritikave; një gjest i pavend dhe mungesë respekti ndaj Princeshës Diana, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Bashkëshortja e Princit Harry, Meghan Markle, është vënë në shënjestër të kritikave pasi publikoi një video në profilin e saj në “Instagram”. Aty, ajo shihej duke udhëtuar me një limuzinë në Paris, ndërkohë këmbët i mbante të ngritura.

 

Dukesha e Sussex e kishte realizuar videon vetëm pak metra larg tunelit Pont d’Alma, ku Princesha Diana humbi jetën në gusht të vitit 1997.

Pamjet, të cilat duket se janë filmuar nga këndvështrimi i vetë Meghan Markle, e tregojnë atë teksa kalon përgjatë urave të njohura mbi Senë, përfshirë Pont Alexandre III dhe Pont des Invalides.

Ky detaj ka ngjallur reagime të forta, pasi videoja u shpërnda me 4.2 milionë ndjekësit e saj, pikërisht pranë vendit ku ndodhi tragjedia që shënoi përgjithmonë jetën e Princit Harry.

Publikimi i klipit përkoi me udhëtimin surprizë të Meghan në Paris, në paraqitjen e saj të parë publike në Evropë pas Lojërave Invictus 2023.

Image


(Kosova Sot Online)