Miss Kosova: Unë i flas dy gjuhë, shqip dhe gjuhën e Kosovës

  • A.P /
  • 14 October 2025 - 08:06
Miss Kosova: Unë i flas dy gjuhë, shqip dhe gjuhën e Kosovës

Miss Grand Kosovo 2025, Brikena Selmani, është bërë temë e ditës në rrjetet sociale pas një momenti që u cilësua si i pazakontë gjatë një interviste zyrtare për konkursin ndërkombëtar të bukurisë Miss Grand International 2025, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

 

Gjatë prezantimit të saj para jurisë dhe publikut ndërkombëtar, missi, e veshur me një fustan elegant tradicional me elemente moderne, u pyet për aftësitë e saj gjuhësore. Në përgjigje, ajo u shpreh me vetëbesim se “flet gjuhën e Kosovës dhe gjuhën shqipe”, një deklaratë që menjëherë u bë virale në platforma si Instagram, TikTok dhe X (Twitter).

Në vetëm pak orë, klipi nga intervista u shpërnda me mijëra herë, duke shkaktuar një valë reagimesh të ndryshme nga publiku. Një pjesë e ndjekësve e morën me humor, duke komentuar se deklarata e Brikenës ishte thjesht një lapsus i pafajshëm, ndoshta i shkaktuar nga emocionet e garës dhe presioni i skenës ndërkombëtare.

Image

(Kosova Sot Online)