Vesa ngre zërin për lojën 'Roblox': Situata është alarmante

  • A.P /
  • 15 October 2025 - 09:35
Vesa ngre zërin për lojën 'Roblox': Situata është alarmante

Këngëtarja e njohur Vesa Luma ka zgjedhur të flasë publikisht për një temë që po shqetëson gjithnjë e më shumë prindër në mbarë botën, lojën virtuale Roblox, e cila megjithëse shihet si argëtuese dhe kreative, po konsiderohet një rrezik i fshehur për fëmijët, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

 

Nëpërmjet një postimi në Instagram, Vesa ka ndarë një video informuese mbi ndikimin e kësaj loje dhe ka treguar përvojën e saj personale me djalin, Lianin. Ajo ka rrëfyer se për disa ditë Liani ishte përfshirë në botën virtuale të Roblox, por falë ndërhyrjes së saj, ai arriti ta kuptojë vetë ndikimin negativ që loja mund të ketë.

“O Zot, faleminderit që më ke bërë atë nënën që disa e ‘përqeshin’ se i rri shumë gati djalit! Liani qëndroi vetëm disa ditë në Roblox, deri sa e bëmë të kuptojë vetë që është e keqe si lojë për të. Është alarmante situata,” – ka shkruar ajo.

Image

(Kosova Sot Online)