Eri Bajraktari fillon mbrëmjet muzikore live në Prishtinë

  • A.P /
  • 15 October 2025 - 12:22
Eri Bajraktari fillon mbrëmjet muzikore live në Prishtinë

Në zemër të Prishtinës, aty ku ritmi takohet me emocionin, këngëtari i njohur Eri Bajraktari,  bashkë me band-in e tij të mrekullueshëm, ka nisur serinë e mbrëmjeve muzikore live, duke sjellë një tjetër dimension në jetën kulturore të kryeqytetit, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

Me një repertor të zgjedhur me kujdes, që shtrihet mes nostalgjisë dhe ritmeve moderne, këto performanca prekin jo vetëm veshin, por edhe zemrën. 

Prishtina tashmë ka një adresë të re ku muzika nuk dëgjohet, por përjetohet. 

Koncertet e Eri Bajraktarit dhe band-it të tij sapo kanë filluar, por jehona e tyre ka filluar të ndjehet. Prandaj, nëse kërkoni një natë ndryshe, një mbrëmje që flet gjuhën tuaj, mos e humbni këtë rrugëtim muzikor që po ndodh në zemër të qytetit. 

Në vijim pakëz tinguj nga Eri.


(Kosova Sot Online)