
Lexoni edhe:
George Clooney e zbulon sekretin
Kantautori i njohur Shpat Deda ka treguar një dritare të ndjeshme nga jeta e tij personale, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ai foli për një periudhë të vështirë të jetës, ku është përballur me depresionin.
George Clooney e zbulon sekretin
Lexoni edhe:
“Kam kaluar periudha të errëta me vetveten. Më ka rastis të jetoj periudha depresive. Për dikë që e ka përjetuar diçka të tillë, e di shumë mirë se sa e vështirë është ajo. Ka njerëz që më thonë se kanë qenë në një fazë të tillë dhe muzika ime i ka ndihmuar shumë. Kjo më prek jashtë mase, sepse e kam provuar edhe vetë dhe e di çfarë do të thotë,” u shpreh ai.
Artisti rrëfeu se rruga drejt rikthimit tek vetja nuk ka qenë e lehtë, por ka qenë e mundur. Ai tha se shpëtimin e ka gjetur tek një e vërtetë e thjeshtë, por shpesh e harruar:
“Unë shpëtimin e kam gjetur te fakti se çdo gjë është e përkohshme në jetë dhe do të kalojë.”
Mesazhi i tij është i qartë: ndonjëherë, muzika nuk është vetëm art është terapi, është strehë, është frymë. Dhe për Shpat Dedën, muzika është edhe mënyra si ai lidh dhimbjen me shpresën.

(Kosova Sot Online)