Femra më e bukur në botë tregon arsyen se pse refuzon të humbasë në peshë!

  • A.P /
  • 22 November 2025 - 10:08
Femra më e bukur në botë tregon arsyen se pse refuzon të humbasë në peshë!

Aktorja angleze Kelly Brook, e shpallur nga shkencëtarët e Teksasit si femra më e bukur në botë, duket se ndihet rehat me peshën e saj. Brook rrëfeu së fundmi se një mjek i sugjeroi të merrte një ilaç dobësimi përpara pjesëmarrjes së saj në “I’m a Celebrity…Get Me Out Of Here!” në xhunglën australiane, por ajo refuzoi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

 

 

“Më ofruan Mounjaro fjalë për fjalë javën e kaluar nga një mjek. A nuk është çmenduri?” rrëfeu ajo për Elizabeth Day në podcastin “How to Fail”.

 

Më pëlqejnë trajtimet e fytyrës dhe masazhet, bëj pak botoks midis vetullave sepse i rrudh shumë vetullat. Pra, bëj trajtime, por kur bëhet fjalë për trupin tim, aty jam vërtet e rezervuar. E dua trupin tim kështu sic është. Vazhdoj të ha makarona e të pi verë. Mora pjesë në një maratonë këtë vit dhe jam 45 vjeçe. Trupi im më ka ndihmuar të kaloj kaq shumë gjëra. I dua format e mia, burri im i do format e mia. Thjesht mendoj se është për të ardhur keq që gratë ndiejnë nevojën të ndryshojnë atë që janë.

Image


(Kosova Sot Online)