
Lexoni edhe:
Gruaja e Shpat Kasapit emocionon me postimin: E le Roelin jetim o jetë…
Artistja e njohur Shkurte Fejza ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas lajmit të ndarjes nga jeta të artistit Shpat Kasapi në moshën 40 vjeçare, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".
Në postimin e saj, ajo ka shprehur ngushëllime të sinqerta për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e kanë njohur artistin e ndjerë.
Gruaja e Shpat Kasapit emocionon me postimin: E le Roelin jetim o jetë…
Lexoni edhe:
Fejza ka theksuar se humbja e Kasapit është një tronditje për botën e muzikës shqiptare dhe ka kujtuar me respekt kontributin e tij në skenën muzikore.
Postimi i plotë:
Lamtumirë Shpat Kasapi
Lajm i dhimbshëm për të gjithë ata që e kanë njohur. Është e pamundur të pajtohemi për vdekjen e tënde sepse do të kujtojmë fytyrën tënde gjithëmon i buzëqeshur, gjithëmon i respektueshëm dhe i dashur. Kemi pritur që të na e ngroh zemrën edhe me shumë këngë të bukura e hite të mëdha.
Pusho në paqen e përjetshme artist i madh dhe njeri i mirë.
(Kosova Sot Online)