
Lexoni edhe:
Ky është mesazhi nga Afërdita Dreshaj pas vdekjes së Shpat Kasapit
Lajmi për ndarjen nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi tronditi mbarë komunitetin shqiptar. Mes shumë reagimeve prekëse ishte edhe ai i mikeshës së tij të afërt, Adelina Tahiri, e cila publikoi dedikime të ndjera për artistin e ndjerë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ajo shkroi se dhimbjen për Shpatin do ta mbajë gjithmonë në zemër, duke e kujtuar me mall dhe respekt.
Ky është mesazhi nga Afërdita Dreshaj pas vdekjes së Shpat Kasapit
Lexoni edhe:
Megjithëse nderoi mikun e saj me postime prekëse, Adelina u gjend në qendër të kritikave pasi publikoi edhe një fotografi nga një darkë në “Instastory”. Disa ndjekës e akuzuan se po tregonte mungesë respekti në ditën e vdekjes së Shpatit.
E vënë nën presion mediatik dhe komenteve, këngëtarja reagoi publikisht në Instagram. Në përgjigjen e saj, ajo dënoi gjykimet e ndjekësve dhe foli hapur për fenomenin e hipokrizisë. Adelina theksoi se shoqëria shpesh i nderon njerëzit vetëm pasi vdesin, ndërsa kur janë gjallë dhe kanë nevojë për mbështetje, ata anashkalohen dhe harrohen. Këngëtarja la të kuptohet se respekti dhe vlerësimi duhet të jenë të sinqerta dhe të tregohen në kohën e duhur, jo vetëm pas humbjes.
(Kosova Sot Online)