
Lexoni edhe:
Familja e Shpat Kasapit del me njoftim
Artistit të njohur, Shpat Kasapi, iu dha lamtumira e fundit në varrezat e qytetit të Tetovës, një ceremoni që ngjalli shumë emocione dhe kujtime, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".
Të shumtë ishin ata që morën pjesë për të nderuar këtë figurë të muzikës, e cila la pas një trashëgimi të pazëvendësueshme. Personalitete të njohura, miq dhe fansa të shumtë u bashkuan për të dhënë lamtumirën e fundit, duke shprehur pikëllimin dhe dhimbjen për humbjen e një njeriu që ndikoi në shumë zemra me muzikën e tij.
Familja e Shpat Kasapit del me njoftim
Lexoni edhe:
Në mesin e atyre që ndanë fjalë ngushëlluese, ishte dhe artistja e njohur Adelina Ismaili, e cila shprehu ngushëllime me një mesazh prekës në rrjetet sociale: “Lamtumirë, Shpati. U prehsh në paqe.”, ka shkruar ajo.
Shpat Kasapi u nda nga jeta në moshën 40-vjeçare, pas një arresti kardiak të papritur. Vdekja e tij e parakohshme la pas një boshllëk të madh në botën e muzikës dhe në jetët e atyre që e donin.
Shpat Kasapi do të mbetet gjithmonë një artist që do të kujtohet me nostalgji.

(Kosova Sot Online)