Ganimete Jashanica sot më e lumtur se kurrë feston ditëlindjen

  • A.P /
  • 05 December 2025 - 09:58
Ganimete Jashanica sot më e lumtur se kurrë feston ditëlindjen

Këngëtarja e njohur Ganimete Jashanica, këtë të enjte ka një arsye të veçantë për të festuar, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Artistja e dashur për publikun mbush 59 pranvera.

 

Me rastin e ditëlindjes, urime të shumta i kanë mbërritur nga familjarët, miqtë dhe kolegët, të cilët e kanë mbështetur dhe vlerësuar në çdo hap të rrugëtimit të saj artistik. Mesazhet e tyre të përzemërta pasqyrojnë respektin dhe dashurinë që Ganimetja ka fituar gjatë viteve si një zë i veçantë i muzikës popullore shqiptare.

Ganimete Jashanica mbetet një nga emrat më të dashur për publikun, duke i falur skenës shqiptare hite që kanë mbijetuar kohës dhe vazhdojnë të dëgjohen me shumë nostalgji.

Image

(Kosova Sot Online)