Halla e Shpatit i demaskon ish kolegët e tij: Iu kërkoi bashkëpunime por as mesazhet nuk ia lexuan!

  • A.P /
  • 10 December 2025 - 09:07
Halla e Shpatit i demaskon ish kolegët e tij: Iu kërkoi bashkëpunime por as mesazhet nuk ia lexuan!

Flora Kasapi Sherifi, halla e këngëtarit të ndjerë, Shpat Kasapit, ka folur për herë të parë pas humbjes së tij, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ajo ndau me publikun kujtimet e saj për karrierën e shkëlqyer muzikore të nipit, për pasionin dhe suksesin që ai arriti në skenën shqiptare.

 

Kasapi shprehu me dhimbje të thellë, se Shpati kishte kërkuar bashkëpunim dhe mbështetje nga kolegët e tij kohët e fundit të karrierës, por kjo nuk kishte ndodhur.

“Çka më dhemb më shumë është se Shpati kërkoi, kërkoi bashkëpunime e ndoshta as mesazhet nuk ia kanë lexuar! Pse nuk i duam kurrë kur kemi njëri-tjetrin? Kjo është e dhimbshme”, shprehet mes tjerash halla e Shpatit

Image

(Kosova Sot Online)