
Lexoni edhe:
Williams martohet për herë të dytë me Andrea Preti
Egla Ceno duket se nuk ka ndërmend të qëndrojë asnjëherë larg vorbullës së showbiz-it shqiptar, edhe kur nuk është vetë në qendër të vëmendjes, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Gjithçka nisi pas deklaratës së Luizit ku këngëtari u shpreh se do të ishte gjithmonë në mbrojtje të Kiarës ndaj atyre që, sipas tij, kanë tentuar ta lënë “në hije”. Kjo deklaratë u komentua gjerësisht në rrjete sociale, por reagimi që tërhoqi më shumë vëmendje ishte ai i Eglës.
Williams martohet për herë të dytë me Andrea Preti
Lexoni edhe:
Me një dozë të theksuar sarkazme, aktorja shkroi se “do donte edhe ajo një burrë të tillë”, duke ironizuar patetikën e situatës dhe mënyrën se si Luizi e paraqiti veten si mbrojtës absolut. Sigurisht, nuk mungoi as shprehja tashmë ikonike e saj, “punë majdanozi”, e cila u prit me komente të shumta nga ndjekësit.
Egla nuk la pa përmendur as gjuhën e ashpër të përdorur nga Luizi ndaj Anaidit, përfshirë shprehjen ofenduese “mos ha m*t”, duke nënkuptuar se niveli i debatit kishte kaluar çdo kufi.
Por “goditja” finale erdhi në fund, kur ajo shkroi: “Ju rrofshin kolltuqet me gjithë kolltuksa”, një frazë që shumëkush e lexoi si një thumb të drejtpërdrejtë ndaj Luizit dhe Kiarës, si edhe ndaj pozicioneve të tyre televizive.

(Kosova Sot Online)