
Lexoni edhe:
Gigi Hadid vjen me një look krejtësisht të ri
Aktori francez, regjisori i teatrit francez dhe artisti vizual, Arnaud Denis , ka vendosur të vdesë në Belgjikë me anë të vetëvrasjes së asistuar në moshën 43-vjeçare, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ai e shpjegon këtë duke thënë se dëshiron t’i japë fund vuajtjeve të tij pas një operacioni për një hernie inguinale tre vjet më parë, i cili e ka lënë me pasoja të rënda dhe përkeqësim fizik, duke e penguar të jetojë një jetë normale.
Gigi Hadid vjen me një look krejtësisht të ri
Lexoni edhe:
“Nuk mund të dal më nga shtëpia. Nuk kam jetë shoqërore. Nuk kam më jetë fare. Kam humbur gjithçka që përbën dinjitetin njerëzor. Dhe po përkeqësohet gjithnjë e më shumë. Mjekët nuk kanë asgjë më për të më ofruar”, i tha ai gazetës franceze L’Est Républicain në fillim të kësaj jave.
Aktori kishte instaluar një implant, një protezë, në vitin 2023, e cila u hoq në Shtetet e Bashkuara në prill të vitit 2024 pas komplikacioneve dhe efekteve anësore të mëdha. Edhe pse për shumicën e pacientëve ky operacion është i thjeshtë, siç shkruan Le Monde , disa përjetojnë efekte anësore, duke përfshirë dhimbje kronike që mund të dëmtojnë cilësinë e jetës, aktivitetet e përditshme ose punën, dhe sipas studimeve, kjo u ndodh midis 0.5 dhe 6 përqind të pacientëve. Megjithatë, për Denisin, ky operacion u shndërrua në një makth.

(Kosova Sot Online)