Edi Krasniqi në zi, ndërron jetë personi i dashur i tij: U prehsh në paqe babë

  • A.P /
  • 14 January 2026 - 10:02
Edi Krasniqi në zi, ndërron jetë personi i dashur i tij: U prehsh në paqe babë

Këngëtari Edi Krasniqi ka njoftuar përmes llogarisë së tij sociale se babai i tij ka ndërruar jetë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në postimin e tij, ai ka shprehur dhimbjen e tij duke shkruar: "U prehsh në paqe Babë🕊️".

 

Varrimi i tij do të zhvillohet më 14 janar, në ora 14:00, tek varrezat e qytetit të Pejës.

Të gjithë ata që duan të shprehin ngushëllime mund të mblidhen për të nderuar jetën e tij.


(Kosova Sot Online)