Hana nga Kosova ka ndezur emocionet në skenën e 'The Voice of Finland'

  • A.P /
  • 26 January 2026 - 08:05
Hana nga Kosova ka ndezur emocionet në skenën e 'The Voice of Finland'

Hana Orllati, 19 vjeçarja nga Kosova ka ndezur emocionet në skenën e “The Voice of Finland”, duke mahnitur jurinë dhe publikun me interpretimin e saj fantastik, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Me këngën “How i was supposed to live without you”, Hana Orllati arriti të kalojë me sukses fazën e parë të kësaj gare prestigjioze këndimi, duke dëshmuar se talenti i saj nuk njeh kufij.

 

Zëri i saj i fuqishëm, u prit me reagime entuziaste nga publiku dhe juria.

Rruga e Hanës me muzikën ka nisur herët. Që në fëmijëri ajo ka qenë e lidhur ngushtë me artin, ndërsa në moshën vetëm 10-vjeçare ka marrë pjesë në “The Voice of Albania”. Përveç kësaj, ajo ka performuar në shumë koncerte për fëmijë në Kosovë.

Orllati ka përfunduar shkollën e mesme të muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë. Tash e një vit, ajo jeton në Finlandë me prindërit dhe tre vëllezërit, të cilët u shpërngulën atje vite më parë për të ndjekur studimet.

“Që kur isha e vogël kam ëndërruar të këndoj në skena të mëdha dhe të bëhem një artiste profesionale. Kjo ëndërr tani ka nisur të bëhet realitet”, shprehet Hana.

Historia e saj është dëshmi se talenti, puna dhe ëndrra e madhe mund ta çojnë zërin e Kosovës në skenat ndërkombëtare.


(Kosova Sot Online)