Xhesika Polo humb njeriun e zemrës

  • A.P /
  • 24 February 2026 - 08:05
Xhesika Polo humb njeriun e zemrës

Këngëtarja Xhesika Polo ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm të trishtë, duke njoftuar ndarjen nga jeta të babait të saj, Artur Polo, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

 

Gjatë pjesëmarrjes së saj në edicionin e parë të Ferma VIP, Artur Polo u shfaq si një nga mbështetësit më të mëdhenj të këngëtares, duke shprehur vazhdimisht krenarinë për rrugëtimin dhe arritjet e saj artistike.

Një prej momenteve më prekëse për publikun ishte telefonata surprizë gjatë spektaklit, ku babë e bijë ndanë emocione të forta dhe dëshmuan lidhjen e tyre të veçantë.

Biseda e tyre preku zemrat e shumë shikuesve, duke u kthyer në një nga çastet më të ndjera të atij sezoni.

(Kosova Sot Online)