
Lexoni edhe:
David dhe Victoria urojnë djalin e tyre Brooklyn
Demi Moore është rikthyer te baza. Aktorja 63-vjeçare u shfaq më 3 mars në Los Angeles në një event të Kérastase, duke rikthyer flokët e saj të gjatë, ngjyrë të zezë natyrale, një pamje që prej vitesh është bërë pjesë e identitetit të saj, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Vetëm pak ditë më parë, Moore kishte tërhequr vëmendjen në rreshtin e parë të shfaqjes së Gucci-t gjatë Javës së Modës në Milano, ku u shfaq me një transformim të guximshëm: flokë të shkurtër, të prerë në stil bob, shumë modern dhe fashion-forward.
David dhe Victoria urojnë djalin e tyre Brooklyn
Lexoni edhe:
Në eventin e Kérastase, aktorja u shfaq me flokë të gjatë deri në bel, të kombinuara me një veshje shumëngjyrëshe që përfshinte një golf blu, xhaketë jeshile dhe një minifund të zi, duke nxjerrë në pah edhe takat elegante. Aktiviteti përfshinte një bisedë publike mes Demi Moore dhe Sara Foster, si dhe shërbeu për prezantimin e linjës Chronologiste për kujdesin e flokëve dhe skalpit.
Look-u me flokë të shkurtër u realizua nga stilisti i njohur Dimitris Giannetos, i cili u shpreh se stili ishte frymëzuar nga siluetat e koleksionit të ri të Gucci-t dhe se synonte të nxirrte në pah anën moderne dhe të guximshme të aktores.
Më 1 mars, Moore mori pjesë në Actor Awards në Los Angeles, ku u shfaq me flokët e mbledhur në një topuz dhe me një fustan dramatik nga Schiaparelli, i plotësuar me bizhuteri luksoze nga Harry Winston me mbi 95 karatë.
E emëruar ambasadore globale e Kérastase në janar, Demi Moore ka theksuar se bukuria e vërtetë lidhet me autenticitetin dhe pranimin e vetes, një filozofi që reflektohet qartë në transformimet e saj të fundit.

(Kosova Sot Online)