Motra e Mateos takon Brikenën, ky është mesazhi që ua la asaj dhe vëllait

  • A.P /
  • 27 March 2026 - 09:04
Motra e Mateos takon Brikenën, ky është mesazhi që ua la asaj dhe vëllait

Motra e Mateos Kejsi, pasi takoi vëllain e saj Mateon, i cili ishte i shtrirë në divan, më pas u drejtua jashtë në oborr, aty ku ndodhej Brikena, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Edhe pse kjo e fundit nuk mund të reagonte për shkak të sfidës, motra e Mateos nuk kurseu komplimentet.

 

E di që nuk më përgjigjesh dot, por qenke më e bukur nga afër. Tani e kuptoj pse vëllai im të ka kaq shumë qejf. Ti je pamja më e bukur këtu-u shpreh ajo, duke tërhequr vëmendjen me deklaratën e saj.

Më tej, ajo i përcolli Brikenës edhe një mesazh të veçantë nga një person i përmendur më herët në shtëpi, tezja:

Ke të fala nga tetja, doja me ta thënë edhe ty këtë

Por momenti më intrigues erdhi në fund, kur ajo dha një paralajmërim që mund të ndikojë në dinamikat e lojës:

Mos u besoni të gjitha gjërave që vinë vërdallë, se nuk janë të gjitha nga ne

Kjo hyrje jo vetëm që shtoi tensionin në shtëpi, por edhe ngriti pikëpyetje mbi “informacionet” që qarkullojnë brenda lojës, duke e bërë situatën mes banorëve edhe më të ndërlikuar.

(Kosova Sot Online)