Përgatituni: Sonte kemi dasëm, martohen çifti më i pëlqyer nga publiku MATEO e BRIKENA

  • A.P /
  • 06 April 2026 - 13:09
Përgatituni: Sonte kemi dasëm, martohen çifti më i pëlqyer nga publiku MATEO e BRIKENA

Mateo dhe Brikena do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me një dasmë  brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Çifti, që ka fituar zemrat e publikut, po i thotë “PO” njëri-tjetrit në një atmosferë festive dhe të mbushur me surpriza.

 

Raportohet se në mesin e të ftuarve do të jenë edhe ish-banorë të shtëpisë, të cilëve çifti u ka dërguar ftesa speciale për të ndarë këtë moment të bukur së bashku.

Ndërkohë, për muzikën dhe atmosferën do të kujdeset këngëtari Gena, duke premtuar një mbrëmje plot ritëm dhe argëtim.

(Kosova Sot Online)