Babai i Mateos flet hapur për Brikenën: Ajo është vajza më me karakter

  • A.P /
  • 07 April 2026 - 10:09
Babai i Mateos flet hapur për Brikenën:  Ajo është vajza më me karakter

Romancat që lindin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” vazhdojnë të mbeten në qendër të vëmendjes, jo vetëm për publikun, por edhe për familjarët e banorëve që ndjekin çdo zhvillim nga jashtë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Një nga lidhjet që ka ngjallur më shumë interes së fundmi është ajo mes Mateos dhe Brikenës.

 

Për të folur mbi rrugëtimin e tij në edicionin e pestë të formatit, në studion e “Fan Club” ishte e ftuar motra e tij, Keijsi Borri. Gjatë intervistës, ajo surprizoi jo vetëm publikun, por edhe panelin, duke marrë në telefon babain e tyre drejtpërdrejt gjatë transmetimit.

ADVERTISING

Në një moment spontan, Keijsi e vendosi të atin përballë një pyetjeje të drejtpërdrejtë: çfarë mendimi kishte për Brikenën, vajzën me të cilën Mateo ka krijuar një lidhje brenda shtëpisë. Reagimi i tij ishte i menjëhershëm dhe pa asnjë hezitim.

“Brikena është vajza më e qëndrueshme, më me karakter dhe i jep vlera atij Big Brotheri”, u shpreh ai në linjë telefonike, duke dhënë një vlerësim maksimal për të.

Kjo përgjigje e sinqertë dhe publike duket se i ka dhënë një “vulë miratimi” marrëdhënies së tyre, duke treguar se Brikena jo vetëm që ka fituar simpatinë e publikut, por edhe besimin e familjes së Mateos.

Image

(Kosova Sot Online)