Skandaloze: Miri kërcënon Mateon dhe familjen e tij në Big Brother Vip Albania

  • A.P /
  • 09 April 2026 - 08:12
Skandaloze: Miri kërcënon Mateon dhe familjen e tij në Big Brother Vip Albania

Mateo dhe Miri janë bërë protagonistët kryesorë të një debati të ashpër, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Pas përfundimit të Prime-t, tensioni mes dy konkurrentëve ka arritur kulmin, duke kaluar çdo kufi të lojës.

 

Miri, me fjalë të rënda, ka kërcënuar Mateo-n, duke bërë që rrjeti të ziejë nga reagimet e ndjekësve dhe kërkesat për masa drastike nga produksioni.

Gjatë një përballjeje ballë për ballë, Miri e ka kërcënuar Mateo-n me fjalët se do të “takohen jashtë”.

Kjo deklaratë ka ngritur pyetje të shumta, duke e bërë Mateo-n të pyesë nëse ky ishte një kërcënim i vërtetë, ndërsa Miri ka konfirmuar pa hezitim.

Fjalët e Mirit kanë qenë të rënda dhe provokuese, duke përfshirë përmendjen e familjes: “Jo ty, por kush të ka bërë ty dhe gjithë Shqipërinë”.

Kjo ka shtuar edhe më shumë tensionin, duke e bërë situatën më serioze dhe shqetësuese.

Reagimi i publikut ka qenë i menjëhershëm, me shumë ndjekës që kanë kërkuar një “Zarf të Zi” për të dënuar gjuhën e përdorur nga Miri.

(Kosova Sot Online)