Mateo zbulon momentin më të vështirë në Big Brother Vip: Çfarë i bëra?

  • A.P /
  • 16 April 2026 - 08:11
Mateo zbulon momentin më të vështirë në Big Brother Vip: Çfarë i bëra?

Ngjarjet brenda “Big Brother VIP Albania” vijojnë të mbajnë publikun të mbërthyer, ndërsa rrëfimet e finalistëve po zbulojnë anë të panjohura të eksperiencës së tyre në shtëpinë më të famshme në vend, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Gjatë intervistës  me Heidi Bacin, finalisti Mateo Borri ka ndarë disa nga momentet më të vështira që ka përjetuar gjatë.

 

I pyetur për momentin më të vështirë, ai u shpreh:

Ka pas disa… ka qenë momenti i ‘prime’-it me Brikenën, kur kam thënë historinë dhe kur më ka vënë Brikena në nominim, sepse thoja ‘çfarë i kam bërë unë kësaj vajze, ça të thashë…’. Nuk ishte problemi që kisha 17 veta kundra, por atë që do ta kesh kundra, nuk do as veten tënde…

Mateo tregoi gjithashtu se një tjetër periudhë shumë e vështirë për të ka qenë fillimi i lojës, ku është ndjerë nën presion të vazhdueshëm:

Unë them që si momenti kur kemi hyrë në fillim, ka qenë shumë e sikletshme, sepse duhet të vërtetoja që nuk kisha qëllime të këqija… presioni që kam pas në fillim, shumë i vështirë.

Megjithatë, pavarësisht sfidave dhe tensioneve, ai ka qenë i vendosur të mos dorëzohet.

I pyetur nëse i ka shkuar ndonjëherë ndër mend të lërë garën, Mateo u përgjigj prerë:

Kurrë, asnjëherë… i vetmi moment që kam thënë që dua të dal jashtë, ka qenë dita e parë, nata e parë, sepse nuk e prisja që do të hyja tek akuariumi.

Rrëfimi i tij ka shtuar edhe më shumë kuriozitetin e publikut për dinamikat e brendshme të shtëpisë, ndërsa finalja po afron dhe tensionet mes banorëve mbeten të larta.

(Kosova Sot Online)