Mateo mesazh Brikenës: Përveçse të dua dhe më ka marrë shumë malli për ty

  • A.P /
  • 16 April 2026 - 13:47
Mateo mesazh Brikenës: Përveçse të dua dhe më ka marrë shumë malli për ty

Teksa finalja e “Big Brother VIP Albania” po afron, emocionet brenda shtëpisë janë më të forta se kurrë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Mateo Borri ka folur hapur për mungesën e Brikenës dhe mënyrën se si po e përjeton këtë periudhë pa të.

Heidi:

Si kanë qenë këto ditë pa Brikenën?

Mateo u përgjigj:

Unë jam overprotective… unë të dashurën e dua gjatë gjithë kohës, jo kërkesë llogarie, por të më thotë ‘ku je, kam dalë me shoqet’…

Moderatorja e pyeti më tej nëse po e vuan faktin që nuk e di ku ndodhet ajo.

Po e vuaj keq fare…

-u shpreh ai pa hezitim.

Mateo shtoi se ndjenja e kujdesit do të ishte e njëjtë edhe nëse rolet do të ishin të kundërta:

Edhe po të isha unë jashtë e Brikena brenda, do e kisha merakun se ku është, çfarë po bën…

Duke folur për mënyrën si dashuron, ai u shpreh me tone të forta:

Unë ose dashuroj 100% ose nuk dashuroj hiç, por kur dashuroj 100% bëhem all-in, s’kam më jetë…

Në fund, Mateo dha edhe një mesazh të drejtpërdrejtë për Brikenën, që ka tërhequr menjëherë vëmendjen në rrjet:

Përveçse të dua dhe më ka marrë shumë malli për ty dhe mezi po pres që të dal e të të puth rehat pa kamera… i kam thënë që do të ta bëj buzën gjak…

Ndërkohë, i pyetur për dasmën simbolike brenda shtëpisë, ai e përshkroi me tre fjalë:

Fantastike, e paimagjinueshme, sureale… ka qenë momenti më i bukur në ‘Big Brother’.

(Kosova Sot Online)