
Lexoni edhe:
Ja kush po e akuzon Katy Perryn
Debatet dhe qëndrimet e forta mes finalistëve të “Big Brother VIP Albania” po intensifikohen teksa gara shkon drejt fundit. Së fundmi, Mateo Borri ka shprehur hapur mendimin e tij se pse ai duhet të jetë fituesi dhe jo Selini, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
I pyetur drejtpërdrejtë, gjatë maratonës live në shtëpinë më të ndjekur, nga moderatorja Heidi Baci, Mateo u shpreh:
Ja kush po e akuzon Katy Perryn
Lexoni edhe:
Secili ka treguar karakterin e vet… këtu vlerësohet njeriu, karakteri dhe çfarë ke dhënë ti në ‘Big Brother’.
Ai nuk ngurroi të kritikojë disa nga veprimet e Selinit gjatë lojës:
Nëse kapemi te gabimet, ajo ka bërë më shumë që në fillim, tek sfida e parë… gabimet me Rogertin, që i ka dhënë më shumë vëmendje seç duhet, sepse i leverdiste…
Sipas tij, situatat në ‘prime’ kanë treguar një dinamikë të ndryshme nga ajo që është perceptuar:
Ishte Rogerti që dilte ‘blozë’ në prime, me kokë ulur, dhe jo Selin…
Mateo theksoi gjithashtu se nuk i kanë pëlqyer disa zgjedhje të saj, duke përmendur edhe hyrjen e Gimbit dhe çështjen e “butonit”:
Nuk më ka pëlqyer fakti që kur ka hyrë Gimbo ka qenë lojë në fillim, çështja e butonit…
Megjithatë, ai sqaroi se nuk vë në dyshim marrëdhëniet e saj personale:
Unë s’e vë në dyshim marrëdhënien e tyre, nuk jam hipokrit të dal sot e të them gjëra që s’më leverdisin mua.
Një nga momentet që ai e konsideroi më të papranueshëm ishte ftesa e Mirit në dasmë:
Kur ftoi Mirin në dasmë, e papranueshme… si të ftosh një njeri që ka shprehur ndjenja për ty, që ka hapur ‘Pandorën’ dhe ka dëgjuar fjalët e babait, e si është dridhur qerpiku…
Deklaratat e tij pritet të ndezin reagime të forta në rrjet, ndërsa publiku mbetet në pritje për të parë se kush do të shpallet fituesi i këtij edicioni.

(Kosova Sot Online)