Mateo emocionohet nga mesazhi i Brikenës: Të pres me fitore, të dua

  • A.P /
  • 17 April 2026 - 13:48
Mateo emocionohet nga mesazhi i Brikenës: Të pres me fitore, të dua

Romanca mes Brikena Selmanit dhe Mateos në “Big Brother VIP” ka marrë një tjetër dimension emocional, duke u forcuar edhe më shumë pavarësisht distancës dhe izolimit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Vetëm pak ditë pasi Brikena përfundoi rrugëtimin e saj në spektakël, një surprizë e veçantë ka mbërritur për Mateon në mënyrën më të pazakontë.

Një parashutë romantike ka fluturuar mbi oborrin e shtëpisë, duke mbajtur një mesazh të qartë dhe të ndjerë: “Të pres me fitore, të dua”.

Ky gjest ka tërhequr menjëherë vëmendjen e banorëve dhe ka emocionuar jashtë mase Mateon, i cili është parë dukshëm i prekur nga momenti.

Ai nuk i ka fshehur emocionet, duke e përshkruar surprizën si një nga momentet më të veçanta të eksperiencës së tij në shtëpi. Sipas tij, mesazhi i ardhur nga ajri ka pasur një peshë të madhe emocionale dhe ka forcuar edhe më shumë lidhjen e tyre.

Kjo surprizë vjen menjëherë pas deklaratave të Brikenës në daljen e saj të parë publike pas eliminimit, ku ajo u shpreh se eksperienca në reality show i ka sjellë jo vetëm një rrugëtim të fortë emocional, por edhe një lidhje të rëndësishme personale. “Unë nuk dola e humbur nga ai program, përkundrazi, fitova dashurinë”, kishte deklaruar ajo.

(Kosova Sot Online)