Mateo zbulon planet nëse fiton çmimin prej 100 mijë euro

  • A.P /
  • 18 April 2026 - 12:03
Mateo zbulon planet nëse fiton çmimin prej 100 mijë euro

Finalja e “Big Brother VIP Albania” po vjen dhe bashkë me të edhe diskutimet mbi çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, i cili mund të ndryshojë jetën e fituesit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Mateo Borri ka zbuluar planet e tij konkrete nëse do të arrijë të fitojë çmimin e madh, duke treguar se ka menduar çdo hap.

 

I pyetur se çfarë do të bënte me shumën, ai u përgjigj:

Fillimisht do të paguaja një kredi, të blija një shtëpi, pastaj thashë të hapja një biznes timin. Ëndrrën time e kam thënë se çfarë biznesi dua të hap… 100 mijë euro nuk mjaftojnë, por rruga është e gjatë.

Mateo theksoi gjithashtu ambicien dhe vendosmërinë e tij për të ndërtuar diçka më të madhe në të ardhmen:

Unë jam ai njeri që hap sa më shumë dyer dhe sa më shumë të përballem, i përballoj të gjitha…

Megjithatë, për të, fitorja nuk matet vetëm me çmimin financiar, por edhe me mbështetjen e publikut:

Të fitoja çmimin e madh… por fitorja akoma më e madhe është të jesh fituesi i publikut, do të ishte ëndërr me sy hapur…

Deklarata e tij ka prekur ndjekësit, duke reflektuar jo vetëm ambicie, por edhe një qasje të qartë për të ardhmen përtej spektaklit.

Image

(Kosova Sot Online)