
Lexoni edhe:
E paprecedentë: Arbana Osmanin e quajnë 'kuçkë' në 'Ferma VIP'
Një tjetër situatë e tensionuar në Ferma VIP ka vendosur në qendër të vëmendjes Adioni, pas një përplasjeje me Mimoza Ahmetin që ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Adioni: “Ti je Moza Ahmetoviq”-u shpreh fermeri.
E paprecedentë: Arbana Osmanin e quajnë 'kuçkë' në 'Ferma VIP'
Lexoni edhe:
Kjo deklaratë u perceptua nga një pjesë e publikut si fyese dhe e papërshtatshme, duke sjellë kritika të shumta ndaj banorit.
Adioni: Lëre Moza Ahmetoviqin çka flet, ti mos hap plagë se edhe une e di ku me ka prekur, kam pasur me histori qe me ka treguar nena e baba, vetem mos I hap plaget se njerezit akoma vuajne, hiqju Mimoza Ahmetoviqit çka flet
Moza: Ahmetoviq je ti, lufta bum, money money (para) këndej pum.
Adioni: Unë nuk jam Ahmetoviq, unë jam Puka.
Moza: Pukoviq.
Adioni: Jo, unë kam mbiemër shqiptar, jo si ti Ahmetoviq. Mua nuk mundesh të ma ndërron mbiemrin.
Moza: Po, Ahmeti është mbiemër mysliman njëherë, s’ka lidhje fare me sllavët.
Adioni: E keni ndërruar ju, unë s’e kam ndërruar, unë jam Puka.
Moza: S’e kam ndërruar asnjëherë. Më ka thënë babai, jemi Nikq, kemi qenë kristianë. Hajde një pushtues, ndrysho; hajde një tjetër, ndrysho; ec në komunizëm, hiqe. Ahmetaj kemi qenë ne, na e hoqën.
Adioni: A ke qenë Ahmetoviq?
Moza: Unë Ahmetoviq s’kam qenë kurrë.
Adioni: E imja ka qenë vetëm Puka, prej Puke. S’mund të më thuash mua se unë vij prej Shqipnisë.
Moza: Shko edhe njëherë te viqi dhe te lopa. Ne jemi Nikq, Nikq kemi qenë që në kohën e kristianizmit.
Episodi ka nxitur reagime të forta në rrjetet sociale, ku një pjesë e publikut e ka konsideruar gjuhën e përdorur si të papranueshme dhe përçarëse, ndërsa të tjerë e shohin si pjesë të dinamikave të forta të lojës brenda Ferma VIP.

(Kosova Sot Online)