
Lexoni edhe:
Alis e dërgon Shqipërinë në finalen e madhe të Eurovision 2026
Është mbyllur faza gjysmëfinale e Eurovision Song Contest 2026, duke përcaktuar përfundimisht finalistët që do të ngjiten në skenën e finales së madhe të festivalit më të ndjekur muzikor në Evropë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Alis e dërgon Shqipërinë në finalen e madhe të Eurovision 2026
Lexoni edhe:
Dy netë të mbushura me emocione, performanca të fuqishme dhe surpriza në skenë kanë sjellë një finale me një përzierje të gjerë stilistikash muzikore dhe kulturash nga e gjithë Evropa dhe më gjerë. Në garën për trofeun e Eurovision 2026, tashmë janë kualifikuar këto shtete:
Greqia, Finlanda, Belgjika, Suedia, Moldavia, Izraeli, Serbia, Kroacia, Polonia, Lituania, Bullgaria, Ukraina, Norvegjia, Australia, Rumania, Malta, Qipro, Shqipëria, Danimarka dhe Çekia.
Në finalen e madhe i bashkohet automatikisht edhe vendi nikoqir Austria, duke kompletuar një listë të fortë dhe shumë konkurruese.
Finalja e Eurovision 2026 pritet të jetë një nga netët më të ndjekura të vitit, ku gjithçka vendoset në skenë mes muzikës, emocioneve dhe votës së publikut ndërkombëtar.
(Kosova Sot Online)