Kompozitori i Britney Spears gjendet i vdekur

  • A.P /
  • 11 June 2026 - 08:34
Kompozitori i Britney Spears gjendet i vdekur

Talay Riley, kompozitori dhe tekstshkruesi britanik që kishte bashkëpunuar me emra të mëdhenj të industrisë muzikore, përfshirë edhe Dua Lipën, ka humbur jetën tragjikisht pasi u godit me thikë në lindje të Londrës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

 

Artisti fitues i çmimit Grammy, emri i vërtetë i të cilit ishte Mark Orabiyi, u gjet në një pronë në Rayleigh Road, në zonën Silvertown, pasi policia u thirr në vendngjarje rreth orës 09:00 të mëngjesit të së premtes.

35-vjeçari u gjet me plagë të shumta nga goditjet me thikë dhe u transportua me urgjencë në spital, ku fatkeqësisht u shpall i vdekur menjëherë pas mbërritjes.

Image

(Kosova Sot Online)