Pesë finalistë në garë për çmimin e madh të Ferma Vip 3 por kush do të fitoj?

  • A.P /
  • 12 June 2026 - 14:02
Pesë finalistë në garë për çmimin e madh të Ferma Vip 3 por kush do të fitoj?

Numërimi mbrapsht ka nisur. Të hënën, më 15 qershor 2026, do të zhvillohet finalja e madhe e edicionit të tretë të spektaklit Ferma VIP 3, ku pesë finalistë do të përballen për çmimin e madh: Mimoza Ahmeti (Moza),  DJ Bujaka, Soni Malaj, Vis Pupa, dhe Ilir Shaqiri, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

 

Vetëm njëri prej tyre do të shpallet fitues, ndërsa katër finalistët e tjerë do të shpërblehen me nga 10 mijë euro secili.

Gjatë gjithë rrugëtimit të saj në fermë, Mimoza Ahmeti ka qenë një nga personazhet më të komentuara dhe më të votuara nga publiku, duke siguruar e para biletën për në finale.

Mes debateve, sfidave dhe momenteve që kanë shënuar këtë sezon, shumë ndjekës e konsiderojnë Mozën si pretendenten kryesore për triumfin final.

Me personalitetin e saj të veçantë, qëndrimet e forta dhe mbështetjen e madhe nga publiku, Mimoza Ahmeti shihet si kandidatja më e favorizuar për të fituar Ferma VIP 3.

Image

(Kosova Sot Online)