
Lexoni edhe:
Ja si përgjigjet Mateo kur pyetet: Si është të ndash skenën me ish-in?
Një moment i veçantë ka shënuar sot jetën e Plator Abazit, djalit të artistëve të njohur Mihrije Braha dhe Naim Abazi, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".
Pas disa vitesh fejesë, ai dhe partnerja e tij Tringa kanë vendosur ta kurorëzojnë dashurinë me martesë.
Ja si përgjigjet Mateo kur pyetet: Si është të ndash skenën me ish-in?
Lexoni edhe:
Lajmi është bërë i ditur përmes fotografive të publikuara nga çifti, ku ata shihen duke nënshkruar dokumentet zyrtare të martesës, duke vulosur kështu një kapitull të ri në jetën e tyre.
Në paraqitjen e saj elegante, Tringa shkëlqeu e veshur me të bardha, ndërsa krahas fotografisë publikoi edhe një mbishkrim: “Jam tepër bashkëshorte për të qenë thjesht një e dashur”.
Momenti i lumtur i çiftit u shoqërua menjëherë me një mori urimesh nga familjarë, miq dhe ndjekës. Ndër komentet më të veçanta ishte ai i vjehrrës së saj, këngëtares Mihrije Braha, e cila shprehu gëzimin dhe emocionet e saj me një urim të thjeshtë: “Urime”, të shoqëruar me zemra dhe emoji të mbretëreshës.

(Kosova Sot Online)