Shkurte Fejza i këndon vajzës në ditën e dasmës: Sonte ti oj zemër je si mbretëreshë

  • A.P /
  • 20 June 2026 - 12:02
Shkurte Fejza i këndon vajzës në ditën e dasmës: Sonte ti oj zemër je si mbretëreshë

Vajza e këngëtares së njohur Shkurte Fejza dhe Hajrushit, Agnesa, i ka dhënë fund beqarisë, duke kurorëzuar historinë e saj të dashurisë me martesë në një nga restorantet  luksoze, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në këtë datë kaq të rëndësishme për të bijën, nuk kishte si të mungonin emocionet dhe zëri i veçantë i Shkurte Fejzës.

 

Artistja e njohur interpretoi disa nga hitet e saj më të dashura, duke i dhënë një atmosferë të paharrueshme festës dhe duke emocionuar të pranishmit.

Një moment po aq prekës ishte edhe dedikimi i motrës së madhe, Gresës, e cila i kushtoi Agnesës një këngë të veçantë.

Por surprizat nuk përfunduan me kaq. Dasma mori edhe më shumë gjallëri falë pranisë së kolegëve dhe miqve artistë të Shkurte Fejzës, të cilët performuan live dhe krijuan një atmosferë të jashtëzakonshme festive, duke e kthyer këtë mbrëmje në një ngjarje të paharrueshme për çiftin dhe të ftuarit.

(Kosova Sot Online)