Mateo fton në kërcim Brikenën, ky ishte reagimi i saj

  • A.P /
  • 22 June 2026 - 14:02
Mateo fton në kërcim Brikenën, ky ishte reagimi i saj

Në “Top Arena”  ishin të ftuar dy këngëtarët Bubulina dhe Blondi  të cilët kanë kënduar këngën e tyre “Të Dua”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kënga në fjalë është kënga që brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, ishte simbol i dashurisë së Mateo Borrit dhe Brikena Selmanit.

 

Që të dy ish-banorët janë pjesë e panelit të “Top Arena” dhe mbetën pa fjalë kur në studio u ftuan dy këngëtarët për të kënduar “Të Dua”.

Teksa ata po performinin Mateo rrinte duke qeshur dhe dukej mjaft i emocionuar, nga ana tjetër Brikena qëndronte më serioze.

Por Mateo nuk e la me kaq, pasi në një moment që Brikena mbaroi intervistën e saj me të ftuarin e radhës, në studio u rikthyen sërish Bubulina dhe Blondi duke kënduar së bashku me ish-finalistin e BBV5.

(Kosova Sot Online)