David dhe Victoria Beckham i dërgojnë mesazhn publik djalit

  • A.P /
  • 24 June 2026 - 08:05
 David dhe Victoria Beckham i dërgojnë mesazhn publik djalit

Dita e Babait u dha mundësinë shumë personazheve të njohur të ndanin momente familjare në rrjetet sociale. Mes tyre ishin edhe David dhe Victoria Beckham, të cilët duket se i dërguan një mesazh të tërthortë djalit të tyre të madh, Brooklyn Beckham, në mes të zërave për tensione në marrëdhëniet familjare, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

 

Më 21 qershor, Victoria Beckham publikoi një fotografi të vjetër familjare ku shfaqej së bashku me bashkëshortin e saj dhe katër fëmijët e tyre: Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper.

“David, ti je vërtet babai më i mirë. Arritja jote më e madhe kanë qenë gjithmonë fëmijët tanë të mrekullueshëm dhe ne të duam shumë. Gëzuar Ditën e Babait”, shkroi ajo në përshkrimin e postimit.

Nga ana e tij, David Beckham publikoi një seri fotografish në Instagram, duke e nisur me një imazh bardhezi nga fëmijëria e fëmijëve të tij, ku Brooklyn mban në krahë motrën e vogël, Harper. Në postim përfshiheshin gjithashtu fotografi të veçanta me secilin prej fëmijëve.

“Të qenit baba është puna më e rëndësishme e jetës sime. Ju dua të gjithëve dhe falënderoj Victorian që na dhuroi këtë familje të mrekullueshme. Gëzuar Ditën e Babait për të gjithë baballarët në botë”, shkroi ish-futbollisti.

Postimet tërhoqën vëmendje të madhe pasi vijnë në një periudhë kur vazhdojnë spekulimet për një ftohje të marrëdhënieve mes Brooklyn Beckham dhe familjes së tij.

 

(Kosova Sot Online)