Si mund të bien në sy vajzat e turpshme?

  • 24 May 2016 - 10:06
Si mund të bien në sy vajzat e turpshme?

Si t’i bini në sy djalit që ju pëlqen, nëse ai nuk e ka idenë se kush jeni ju, nuk jua di as emrin?!

Nëse doni t’i bini në sy të dashurit tuaj, por jeni vajzë e turpshme, atëherë ka disa gjëra që duhet të bëni:

1. Bëjeni shok në FB

Mos u turpëroni që ta ftoni, të bëheni shokë në “Facebook”, apo në ndonjë rrjet tjetër social. Kur ta shohë ftesën tuaj, atij do t’i zgjohet kërshëria për ta shikuar profilin tuaj dhe për të parë se kush jeni. Nëse keni shokë të përbashkët, atëherë ia mund t’ju pranojë, apo mund t’ju pranojë edhe vetëm në bazë të pamjes tuaj të bukur, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

2. Dallohuni me veshjen tuaj

Nëse doni që t’i bini në sy djalit që ju pëlqen, atëherë mos rrini duarkryq, si qyqe, por ndërmerrni diçka. Nëse keni turp që të tregoni shaka në shoqëri, atëherë dallohuni, të paktën, për nga veshja juaj unike. Por, kujdes që të mos dalloheni për të keq.

3. Rrini në vendet ku rri edhe ai

Nëse e dini se ai do të marrë pjesë në ndonjë ndejë këtë javë, atëherë shkoni edhe ju aty. Nëse e dini se ai është anëtar i ndonjë klubi të caktuar, atëherë bashkojuni edhe ju atij klubi. Nëse rrini afër tij, ka më shumë gjasa që t’ju vërejë.

4. Buzëqeshini

Kjo mund të duket vështirë për t’u bërë, por, në fakt, është tepër e lehtë. Nuk është e thënë që të buzëqeshni si e marrë, por nëse me të vërtetë ju vjen t’i buzëqeshni, atëherë bëjeni këtë! Ka shumë të ngjarë që edhe ai t’ua kthejë me buzëqeshje, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

5. Afrojuni dhe i thoni “tung”!

Jo, nuk keni nevojë t’i thoni “Shake it”! Mjafton një përshëndetje e thjeshtë, sa për fillim. Nëse kjo ju duket si recetë për dështim, atëherë në vend të përshëndetjes, mund t’ia bëni ndonjë pyetje, p.sh. a e di ku gjendet filan klasa, apo filan vendi.

6. Veproni me vendosmëri

Mos ikni sapo ta shihni atë, ecni drejt para tij. Kur ai t’ju shikojë, mos e largoni shikimin. Mbajeni kontaktin me sy. Bëjani me dije se ekzistoni dhe se ai do të jetë me fat nëse njoftohet me ju.

(Kosova Sot)