Zgjidhni, mos pritni

  • 26 May 2016 - 10:17
Zgjidhni, mos pritni

Personat që nuk kërkojnë as më shumë e as më pak përveç një përputhjeje perfekte në dashuri, mund të përballen me faktin e mosgjetjes kurrë të kënaqësisë romantike.

Një studim i ri zbulon se kënaqësia nuk ndodhet në mënyrën se si krahasohet partneri i dikujt me idetë e tyre për një superpartner, por në mënyrën se si ata shkojnë me njëri-tjetrin gjatë takimeve të para.

Kërkuesit zbuluan se ata që besonin se partnerët e tyre shfaqnin karakteristikat më të mira dhe që janë të vështirë për t’u zëvendësuar, kishin më tepër stimuj për të vazhduar marrëdhënien e tyre më të kënaqur.

“Kënaqësia dhe lumturia nuk janë aq të ndara nga sa mendojmë ne”, tha Daniel Conroy Beam nga Universiteti i Teksasit, një kërkues në fushën e psikologjisë.

“Ju nuk keni nevojë për partnerë idealë për të pasur një marrëdhënie të kënaqshme. Në vend të kësaj, kënaqësia duket se vjen nga gjetja e partnerit më të mirë të disponueshëm për ne”, shpjegoi ai.

Për të mësuar më shumë rreth faktorëve që ndikojnë më shumë në kënaqësinë e një marrëdhënieje dhe mbi energjinë e përkushtuar në ruajtjen e saj, kërkuesit rekrutuan 119 burra dhe 140 gra që kishin qenë në marrëdhënie mesatarisht shtatë vite e gjysmë.

Sondazhi u kërkoi pjesëmarrësve në studim të vlerësonin rëndësinë e 27 tipareve në një partner/e ideal dhe shtrirjen sipas së cilës ata kishin përshtypjen se ndodheshin në partnerin e tyre aktualë dhe vetë ata.

Kënaqësia dhe lumturia në lidhjet e tyre gjithashtu u raportua me anë të sondazhit.

Skuadra zbuloi se kënaqësia nuk varet domosdoshmërisht mbi mënyrën se si një partner vlerësohet krahasuar me idenë e njeriut ideal në mendjen e një tjetri, por me të qenët personi më i pranueshëm nga partnerët e disponueshëm.

Dhe ata që besonin se partneri i tyre ishte më i dëshirueshëm se vetja ishin më të kënaqur – edhe nëse tjetri nuk i përmbushte preferencat e tyre ideale.

Megjithatë, ata që kishin partnerë më pak të dëshirueshëm, ishin të lumtur vetëm nëse u përmbushej kriteri i partnerit ideal dhe vetëm nëse ishin më mirë se shumica e partnerëve të tjerë të disponueshëm në grup, tha Conroy Beam.

“Njerëzit janë mësuar t’i marrin vendimet e tyre të përzgjedhjes së partnerëve bazuar në motive të forta të preferencave të çiftëzimit, gjë që shpesh anon nga idealja”, sqaroi psikologu.

“Ne treguam se preferencat e gjetjes së një partneri vazhdojnë të formësojnë ndjenjat dhe sjelljet tona brenda marrëdhënieve në të paktën dy mënyra kyçe: duke ndërvepruar me sisteme emocionale si për shembull lumturia me partneri dhe duke influencuar në devotshmërinë tonë ndaj partnerit”.

Gjatë një studimi të dytë, skuadra e kërkuesve testoi sërish kënaqësinë e një marrëdhënieje, por kësaj here ngriti më shumë pyetje për energjinë që i përkushtonin individët ruajtjes së saj.

Ata zbuluan se njerëzit që kishin përshtypjen se partneri/ja e tyre ishte vështirë të zëvendësohej sepse ishte më i/e dëshirueshëm sesa perceptimi i tyre për veten, apo prej faktit se kishte tiparet që i afroheshin më tepër perfektit në një grup njerëzish, atëherë ata kishin marrëdhënie më të lumtura dhe angazhoheshin më tepër në ruajtjen e lidhjes.

“Mungesa e kënaqësisë në një lidhje dhe intensiteti i ruajtjes së partnerit, janë procese të lidhura me rezultate si tradhtia dhe ndarja”, sqaroi profesori i psikologjisë David Buss.

“Preferencat e gjetjes së një partneri shkojnë përtej procesit të përzgjedhjes dhe në thelb tronditin dinamikat e lidhjes dhe përpjekjen që duhet bërë për të mbajtur marrëdhënien gjallë”, përfundoi profesori.

(Kosova Sot)